Që 6 herë dështoi të zgjidhet kryekuvendare – ja çka tha Albulena Haxhiu - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Që 6 herë dështoi të zgjidhet kryekuvendare – ja çka tha Albulena Haxhiu

    Insajderi
    29 April 2025 - 11:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Albulena Haxhiu nuk arriti të zgjidhet as këtë herë kryetare e Kuvendit të Kosovës, pavarësisht përpjekjeve të përsëritura të Lëvizjes Vetëvendosje për ta emëruar atë në këtë pozitë.

    Ky ishte tentimi i gjashtë me radhë që dështon, duke thelluar ngërçin institucional pas zgjedhjeve.

    Në votimin e fundit, Haxhiu mori 54 vota “për”, 44 kundër dhe tre abstenime – një rezultat që tregon një mungesë të vazhdueshme të konsensusit mes partive politike.

    Krahasuar me votimin e mëparshëm, u shënuan tri vota më pak në favor të kandidaturës së saj.

    Pas seancës, Albulena Haxhiu bëri një deklaratë të shkurtër për media.

    “Shpresojmë shumë në reflektim të opozitës“, tha ajo përcjell Insajderi.

    Seanca e radhës është caktuar për të enjten në ora 10:00, ndërsa mbetet për t’u parë nëse partitë do të arrijnë një marrëveshje për të dalë nga ky ngërç.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark