×
  • Lajme
  • Insajderi

    Që katër ditë nuk ka ofenduar askënd – Heshtja e çuditshme e radikalit të rrezikshëm, Hysamedin Ferajt

    Insajderi
    02 September 2022 - 17:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilltari i Albin Kurtit, Hysamedin Feraj, ka katër ditë që s’e ka ofenduar askë në rrjetet e tij sociale.

    Në postimin e tij të fundit ai ka shkruar për festivalin Sunny Hill, i cili u mbajt para disa ditësh në Tiranë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Por, para këtij shkrimi, Feraj ka bërë plot të tjerë në të cilët ka ofenduar të gjithë ata që kanë shkruar kundër pushtetit të Albin Kurtit.

    “Vlora Çitaku u paska hyp mbrapsht skijave dhe paska rrëshqitur keq në pozicionin e dëshiruar politikisht nga Serbia”, për shembull ky është një pjesë nga postimet e çdo ditshme të radikalit Feraj.

    Në një rast tjetër zyrtari i Vetëvendosjes dhe ish-kandidatit të kësaj partie për deputet, Hysamendin Feraj pati thënë se “AGK-ja është një organizatë e rrezikshme për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës, por para se gjithave për qytetarët e saj, sepse sipas tij ka mbrojtur dhe vazhdon të mbrojë një propagandë linçuese që bëjnë gazetarët”.

    Atë kohë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), përmes një reagimi publik ka dënuar gjuhën e përsëritshme linçuese të zyrtarit të Vetëvendosjes dhe ish-kandidatit të kësaj partie për deputet, Hysamendin Feraj, ndaj një grupi të gazetarëve.

    Në një postim në Facebook, Feraj, ai që pati bërë homazhe pranë trupit të pa jetë të diktatorit Enver Hoxha, i pati akuzuar disa gazetarë kosovarë se “punojnë falas për Serbinë”.

     “Nuk është e drejtë që Grenelli të paguhet dhe grenellistët, jo (?) Apo Kosova i ka borxh Serbisë dhe këta ia shlyejnë duke punuar falas për të!”, kishte shkruar Feraj në Facebook.

    Ndaj gjuhës së tij kishte reaguar edhe Federata Evropiane e Gazetarëve – EFJ.

    “Është krejtësisht e papërgjegjshme të promovohet publikisht urrejtja dhe të drejtohet gishti ndaj gazetarëve në këtë mënyrë. Ne dënojmë këtë sjellje të turpshme dhe e mbështesim AGK-në dhe punën e tyre të rëndësishme që e bëjnë për gazetarët në Kosovë”, pati shkruar EJ në Twitter.

    Ndryshe, Feraj shpesh në profilin e tij i ndanë edhe shkrimet linçuese të Elvis Hoxhës, njeriut tjetër të Albin Kurtit.

    Anëtari i Vetëvendosjes nga Shqipëria, Elvis Hoxha, tha sot se se kryesindikalisti Rrahman Jasharaj ishte anëtar i një partie serbe.

    Pas akuzave të rënda të bëra nga Elvis Hoxha i Vetëvendosjes, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Rrahman Jasharaj.

    Ai ka treguar se akuzat e rënda të Hoxha i kanë shkaktuar madje edhe telashe shëndetësore./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark