×
  • Lajme
  • Aktuale

    “Qefi më i madh se Stambolli”, të përfshirë në rastin e drogës familjarët e dizajneres së famshme pejane që interviston yjet turke

    Insajderi
    24 February 2022 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mesin e shtatë personave që u kapën lidhur me 83 kilogram drogë në Hanë të Elezit të mërkuren, Gazeta Insajderi merr vesh se është Lorik Tigani dhëndrri i dizajneres së famshme nga Peja, Linda Imami. Ndërsa Mentor Imami vëllau i saj që dyshohet se është i përfshirë në rast ndodhet në arrati.

    Lorik Tigani, është njëri nga shtatë të arrestuarit lidhur me rastin ku u kapën 83 kilogramë drogë në pikën doganore në Hanë të Elezit.

    Gazeta Insajderi, merr vesh se ai ka lidhje familjare me dizajnern e famshme nga Peja që jeton në Turqi, Linda Imami. Lorik Tigani është burri i motrës së saj. Ndërsa i përfshirë në rast sipas prokurorisë është edhe Mentor Imami është vëllau i saj, por që policia nuk ka arritur ta arrestoj pasi që ndodhet në arrati, shkruan Gazeta Insajderi.

    Linda Imami, përveç si dizenjatore për publikun kosovar njihet edhe për intervistimin e yjeve turke, në emsionin “Qejfi më i madh se Stambolli” që transmetohet në Kosovë.

    Bëhet e ditur se droga është zënë në Terminalin Doganor të Hanit të Elezit, e cila ishte e fshehur në pajisje për ndriçim në 160 paketime.

    Miku Mentor Imami dhe dhëndrri Lorik Tigani të dyshuar për përfshirje në grupin për 83 kg drogë

    Të mërkure Policia dhe Prokuria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka kapur  83 kg 592 gramë heroinë në pikën kufitare në Han të Elezit, ku arrestuan shtatë persona, gjashtë prej tyre kosovar dhe një shtetas i Turqisë.

    Organet e rendit kanë paralajmëruar se pritet të sekuestrohen vetura e villa në Brezovicë.

    “Lidhur me operacionin nga të dyshuarit janë sekuestruar: kamioni në të cilin janë gjetur substancat narkotike, një kombibus,  një veturë, dy armë zjarri me 5 fishekë, para të gatshme 11.630 euro, 55 dollarë, 670 dinar të Maqedonisë, 8250 lira turke, 12 telefona celularë, disa dokumente, ndërsa në proces të sekuestrimit janë edhe 12 vetura, një shtëpi dhe villa në Brezovicë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Ky aksion  nga Policia e Kosovës ishte në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Doganën e Kosovës.

    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj Shukri Jashari, në konferencën për media të mërkurën mbrëma tha se kjo ngarkesë ishte nisur nga Turqia. /Gazeta Insajderi

    Linda Imami dhe vëllau i saj Mentor Imami.

    Linda Imami dhe dhëndrri i saj Lorik Tigani

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark