Qeli pranvera |Sa zyrtarë të Kosovës ndodhen jashtë vendit? Dikush për qejf e dikush udhëtime zyrtare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Qeli pranvera |Sa zyrtarë të Kosovës ndodhen jashtë vendit? Dikush për qejf e dikush udhëtime zyrtare

    Insajderi
    12 May 2022 - 14:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja, kryeministri e shumë ministra e kryetar komunash kanë udhëtuar për vizita jashtë shtetit të Kosovës.

    Disa në Amerikë e disa në Turqi,  zyrtarët tanë po shijojnë pranverën me para të popullit për të udhëtuar në vizitat e tyre jashtë vendit.

    Dikush për qejf e dikush takime zyrtare.

    Një pjesë e madhe e tyre ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidentja Vjosa Osmani bashkë me kryeministrin Albin Kurti kanë bërë një javë që kanë udhëtuar për në Amerikë.

    Madje, Kurti që një javë vizitë në Amerikë nuk është takuar me askend nga Shtëpia e Bardhë.

    Vizitës së tyre sot iu është bashkuar edhe Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj.

    Po ashtu, në Amerikë aktualisht është duke zhvilluar disa takime edhe kreu i AAK-së dhe ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

    Edhe Ministri i Shëndetësisë ndodhet në Amerikë. Ministri Rifat Latifi po udhëton që dy herë në Amerikë për çështje private.

    Në amerkië është duke qëndruar edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.

    Përveç tyre, pranverën janë duke e shijuar edhe kryetarët e Komunave të Kosovës përmes një organizimi të bërë nga Asociacioni i Komunave të Kosovës. Ata kanë udhëtuar për në Turqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark