Promovimi i vendeve e bukurive natyrore që ka Kosova së fundi u bë edhe nga fotografi me përvojë 12 vjeçare, Fitim Sopjani.
Videoja e cila u bë “hit” në rrjete sociale përmban pamjet e vendeve turistike e madje edhe objekteve kulturore-historike.
Nga ujëvarat, lumenjtë, rrugët e bjeshkët e Kosovës brenda një videoje 1 minutshe mund t’i shihni pothuajse të gjitha.
“Me fotografi merrem që 12 vite, të gjitha videot i kam për Kosovën, pra, qëllimi im është ta promovojë Kosovën. Këtë herë kam aplikuar në shpalljet që i bënë Presidenca çdo vit. Atyre iu pëlqeu projekti im dhe e përkrahën ndonëse për herë të parë”, tha fotografi për Insajderin.
Për Sopjanin kjo është hera e parë që ai u mbështet nga financat e shtetit të Kosovës pasi gjithë punën e realizuar më herët e mbuloi me paratë e veta.
“Deri tash domethënë krejt çka kam bo video për Kosovën i kam bo me shpenzimet e mija pa kurrfarë interesi. Për herë të parë marrë një përkrahje sado të vogël”, shtoi Sopjani për Insajderin.
Video: