×
  • Lajme
  • Lajme

    Qëlloi për vdekje policin dhe më pas vrau veten, prindërit braktisin në morg Aldi Ramën

    Insajderi
    29 September 2021 - 12:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    21-vjeçari Aldi Rama është braktisur nga familja e tij edhe pas vdekjes.

    Trupi i të riut ndodhet në morgun e Spitalit të Traumës, ku ndërroi jetë pasi qëlloi veten me armë ditën e djeshme, ndërsa as e ëma e as i ati nuk kanë shkuar për të parë trupin e të birit.

    Aktualisht trupi i të riut  është duke iu nënshtruar ekzaminimeve, ndërsa e vetmja që është paraqitur në morg ka qenë tezja e Aldi Ramës, por që nuk ka pranuar të flasë për mediat.

    Aldi Rama pritet të varroset pasditen e sotme në Durrës, ku jeton e ëma e tij, Valbona Kolgjini, së bashku me të vëllanë, 2 vite më të madh. Valbona Kolgjini dhe Rufat Rama, babai i 21-vjeçarit, janë divorcuar prej disa vitesh, ndërsa Aldi Rama u rrit nga gjyshërit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark