Një banor i fshatit Duhel në Suharekë, në pamundësi që të ndajë së rrahuri dy persona të tjerë, ka bërë një veprim i cili nuk është aspak i zakonshëm.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, personi në fjalë, ka qëlluar me revole me gaz në orenditë e dhomës ku ka ndodhur rrahja mes dy personave të tjerë.
Krejt këtë, sipas Policisë, personi thuhet ta ketë bërë në shenj revolte ndaj rrahjes mes dy personave të tjerë.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar .Njësiti policor nga të dyshuarit ka konfiskuar një revole me gaz e llojit Bruni, ndërsa i dyshuari i tret në shenje revolte ka dëmtuar disa orendi në shtëpinë njërit nga të dyshuarit. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të Policisë.
Por në këtë raport nuk specifikohet se cili ka qenë raporti mes këtyre tre personave. Nuk specifikohet nëse këta kanë pasur lidhje familjare apo shoqërore.