
Punimi artizanal në qëndisje është tradita e shqiptarëve që i ka rezistuar çdo kohe.
Me penjë shumë ngjyrësh të thurur në sipërfaqe të bardhë po sjell kreativitetin me punime artistike.
Qëndisja në kasnak, ndonëse traditë e kahmotshme ajo sot po kthehet në një pasion me punime të veçanta.
Urime për ditëlindje, festa të ndryshme e data të veçanta janë vetëm disa nga punimet e Lirije Korqaj të qëndisura në kasnak.
Arti i qëndisjes sjell kulturën tradicionale duke e shfaqur përmes këtyre punimeve sa të bukura aq edhe unike.
Në ditët e sotme kjo traditë jo vetëm që nuk ka humbur por ajo është pasuruar edhe më shumë.
Përtej pasionit të paepur që e karakterizon Lirijen, kërkesat e mëdha për të pasur një punim të tillë është një arsye shumë e fortë pse ajo i përkushtohet artizanatit.
Për më shumë klikoni në videon e bashkangjitur: