
Komuna e Prishtinë përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë ka njoftuar Qendra e Mjekësisë Familjare në lagjen Kalabria do të jetë jashtë funksionit për shkak të renovimeve që do të kryhen, shkruan Insajderi.
Këto renovime parashihet të nisin nga data 3 qershor.
Si rrjedhojë, është kërkuar që banorët përkohësisht të frekuentojnë QMF-së më të afërta.
NJOFTIM
Të nderuar banorë të lagjes EMSHIR/KALABRIA, ju njoftojmë që nga data 03.06.2024 fillojnë renovimet në QMF-7, andaj luteni në mirëkuptim që për ofrimin e shërbimeve shëndetësore të drejtoheni në QMF-të më të afërta, deri në njoftimin e radhës.
Ju faleminderit në mirëkuptim.
Drejtoria e Shëndetësisë
Izet Sadiku