“Qëndrimet e tij denigruese dhe fyese ndaj Ushtrisë Çlirimtare”, reagon OVL-UÇK ndaj shkrimit skandaloz të Bashës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Qëndrimet e tij denigruese dhe fyese ndaj Ushtrisë Çlirimtare”, reagon OVL-UÇK ndaj shkrimit skandaloz të Bashës

    Insajderi
    27 August 2025 - 19:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar ashpër pas zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar këtë vendim si të papranueshëm dhe fyese ndaj vlerave të luftës.

    Në reagimin e saj, OVL-UÇK thekson se Basha njihet për “qëndrime denigruese dhe fyese ndaj UÇK-së”, duke e paraqitur atë si të lidhur me krimin dhe duke njollosur sakrificën e ish-luftëtarëve dhe dëshmorëve.

    “Është e papranueshme dhe e pafalshme që Kuvendi i Kosovës të drejtohet nga një njeri që ka fyer dhe sulmuar UÇK-në dhe dëshmorët tanë. Ky akt është një njollë e rëndë mbi dinjitetin e Kuvendit të Kosovës dhe një goditje e drejtpërdrejtë për vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti”, thuhet në reagim.

    OVL-UÇK ka kritikuar ashpër edhe deputetët që votuan në favor të Bashës, duke ngritur pyetjen se si është e mundur të mbështetet një kandidat që, sipas tyre, “ka qenë vazhdimisht kundër UÇK-së”, ndërkohë që ata përfaqësojnë popullin që është çliruar falë sakrificës së saj.

    Në fund, organizata thekson se do të mbetet gjithmonë në mbrojtje të UÇK-së dhe vlerave të saj, duke mos lejuar, siç thotë, “që historia të tjetërsohet apo të përlyhet nga individë të tillë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark