"Qëndrimi i pandryshuar"- SHBA'ja deklarohet për Gjykatën Speciale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Qëndrimi i pandryshuar”- SHBA’ja deklarohet për Gjykatën Speciale

    Insajderi
    10 December 2024 - 18:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kundër inicimit të zhbërjes së Gjykatës Speciale.

    Kështu ka thënë një zëdhënës i ambasadës së ShBA-së në Kosovë, sipas të cilit “qëndrimi i ShBA-së për Gjykatën Speciale është i pandryshuar”.

    “Qëndrimi i SHBA-së për Gjykatën Speciale është i pandryshuar: ne mbështesim punën dhe mandatin e gjykatës dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta lejojnë atë të vazhdojë punën e saj pa asnjë lloj ndërhyrjeje të jashtme”, tha ky zëdhënës për Klankosova.tv.

    Tutje në përgjigjen e ambasadës theksohet se Amerika e ruan mbështetjen e saj të fuqishme për punën e Speciales, të cilën e quajti thelbësore për ruajtjen e sundimit të ligjit në vend dhe garantimin e drejtësisë për viktimat.

    “ShBA-ja ruan mbështetjen e saj të fuqishme për punën e Gjykatës Speciale të Kosovës si thelbësore për ruajtjen e sundimit të ligjit në Kosovë dhe garantimin e drejtësisë për viktimat”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

    Disa reagime se Gjykata Speciale duhet të zhbëhet kanë nisur që nga e premtja e javës së kaluar, kur Dhomat e Specializuara ngritën aktakuzë të re kundër ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi, nën dyshimet se bashkë me Isni Kilajn, Fadil Fazliun, Bashkim Smakajn e Hajredin Kuçin, kanë ndikuar në dëshmitarë.

    Një iniciativë për zhbërjen e kësaj gjykate pati ndodhur edhe në 2018-ën, kur disa deputetë të pushtetit të asaj kohe patën iniciuar kërkesë në kuvend.

    E njëjta kishte nxitur reagimin e ashpër të ambasadorit amerikan në Kosovë asokohe, Greg Delawie, i cili pati deklaruar se “ideja për ta ndryshuar ligjin e Gjykatës Speciale mund ta izolojë globalisht Kosovën. Ide e tmerrshme, mos e ktheni orën mbrapa”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark