Qëndrimi negativ i Azerbajxhanit për Kosovën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qëndrimi negativ i Azerbajxhanit për Kosovën

    Insajderi
    05 December 2016 - 17:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Azerbajxhanit, Ogtay Asadov të hënën u takua me një delegacion serb të kryesuar nga ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.

    Asadov tha se Azerbajxhani ka treguar gjithmonë përkushtim për normat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare, “duke qëndruar praktikisht kundër separatizmit, ashtu siç ndodhi në Kosovë.”

    “Azerbajxhani ishte i pari që tërhoqi forcat e saj paqeruajtëse nga Kosova pas ngjarjeve që kanë ndodhur në këtë rajon”, tha Asadov, shkruan agjencia e lajmeve APA nga Azerbajxhani.

    Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e Serbisë që të mbështes qëndrimin e Azerbajxhanit në konfliktin me Armeninë rreth rajonit të Nagornos dhe Karabakut.

    Stefanoviq theksoi se vendi i tij mbështet integritetin territorial Azerbajxhanit në zgjidhjen e konfliktit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark