Qëndroi e ulur dhe ruajti gjakftohtësinë sikur të mos kishte ndodhur sulmi ndaj Trumpit – pamjet e gruas me sjellje të çuditshme bëhen virale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Qëndroi e ulur dhe ruajti gjakftohtësinë sikur të mos kishte ndodhur sulmi ndaj Trumpit – pamjet e gruas me sjellje të çuditshme bëhen virale

    Insajderi
    16 July 2024 - 12:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua që po qëndronte ulur prapa Donald Trumpi kur i mbijetoi tentimvrasjes, ka nxitur dyshime për shkak të sjelljeve të dyshimta.

    Pamjet e publikuar shfaqin gruan e paidentifikuar – me syze dielli dhe bluzë të bardhë dhe kapele të zezë, duke nxjerrë telefonint për të filmuar gjithçka kur u shkrepën plumbat e parë në tubimin e Trumpit në Pensilvani.

    Ajo edhe e bëri këtë, derisa të gjithë – përfshirë Trumpin, ulën kokën apo u shtrinë në tokë nga frika se do ta pësojnë, transmeton Telegrafi.

    Imazhet e saj madje janë shpërndarë edhe nga ata që pëlqejnë teoritë konspirative.

    Një postim në X, u kërkon përdoruesve që “t’i kushtojnë vëmendje” gruas – e cila është shikuar mbi 19 milionë herë në videon e postuar.

    “Derisa u dëgjuan të shtënat e para, ajo ruajti qetësinë dhe nxori telefonin për të filmuar tërë ngjarjen. A ju duket sjellje normale kjo”, kishte pyetur një përdorues. /telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark