Qëndroi gjashtë muaj në izolim, Gjesti kthehet në shtëpinë e tij në fshatin Pavlan - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Qëndroi gjashtë muaj në izolim, Gjesti kthehet në shtëpinë e tij në fshatin Pavlan

    Insajderi
    22 April 2025 - 09:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Besart Kelmendi i njohur për publikun si Gjesti u shpall fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.

    Ai fitoi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, derisa në vend të dytë u rendit këngëtarja Rozana Radi, shkruan Insajderi.

    Në fjalët e para pas përfundimit të këtij sezoni, artisti shqiptar tha se do të kalojë kohë me familjen.


    Edhe sa ka qenë brenda, ka përmendur vazhdimisht se e ka marrë malli për vendlindjen, fshatin Pavlan, i cili shihet se është kthyer në shtëpi.

    I njëjti qëndroi 184 ditë në izolim, marrë parasysh kalimin nga Big Brother i Kosovës në atë të Shqipërisë.


    Këngëtari pejan ka shfaqur të gjitha ngjyrat me lojën e tij në këtë format, i cilësuar si një lojtar i kompletuar.

    Në vend të tretë u rendit aktori Laert Vasili si dhe në vend të katërt Egli Tako.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark