Një femër kosovare është arrestuar në Graçanicë, pasi që e njëjta ka qëndruar në një hotel në periudha të ndryshme, dhe më pas ka ikur pa paguar për qëndrimin e saj.
E dyshuara kishte qëndruar nga data 6 gusht deri më 25 tetor të vitit të kaluar në një hotel, por, që u arrestua këtë të hënë.
Ndërkohë që pas intervistimit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.