Qeni i policisë u prish “ëndrrën” angleze familjes shqiptare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeni i policisë u prish “ëndrrën” angleze familjes shqiptare

    Insajderi
    11 August 2022 - 20:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë të shumtë qytetarët shqiptarë të cilët shohin Britaninë e Madhe si ‘tokën e premtuar”, prandaj ata shesh edhe rrezikojnë shumë për të arritur në destinacion.

    Një familje shqiptare është kapur e fshehur në një kamion që ishte nisur nga Holanda me destinacion Anglinë.

    Gjatë kontrollit të kamionit një qenë nuhati diçka të pazakontë dhe filloi të lehë.

    Menjëherë forcat e policës holandeze bënë kontrolle dhe zbuluan  se brenda në mjet fshiheshin dy burra një grua dhe një vajzë 4-vjeçare.

    Ata u ndaluan, ndërkohë që u arrestua dhe shoferi i kamionit i cili ishte nga Polonia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark