14 fëmijë janë lënduar pas një sulmi nga një qen në një park në Angli. Siç raportohet, të gjithë fëmijët janë kafshuar nga qeni në parkun në Blyuth, Northumerbland.
Nëna e njërit nga fëmijët tha se parku i ngjante një zone lufte, derisa fëmijët po qëndronin të shtrirë në bari në pritje të emergjencës, njofton Mirror.
Ata treguan se ngjarja ka ndodhur rreth orës në mbrëmjen e së mërkurës.
Nëntë nga fëmijët janë dërguar në spital për të marrë tretman mjekësor por raportohet se nuk kanë marrë lëndime shumë serioze./Insajderi.com