“Qeniet e budallme s’llogarisin kostot”- Moscertifikimi i Listës Serbe, Latifi thotë se KQZ’ja mori vendim “pa çarë kokën” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Qeniet e budallme s’llogarisin kostot”- Moscertifikimi i Listës Serbe, Latifi thotë se KQZ’ja mori vendim “pa çarë kokën”

    Insajderi
    24 December 2024 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Profesori universitar, Blerim Latifi, njëherësh edhe analist politik, është deklaruar mbi vendimin politik të anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) të moscertifikimit të Listës Serbe.

    Latifi ka thënë se “qeniet iracionale, qeniet e budallme, marrin vendime pa çarë kokën për efektet e tyre“, shkruan Insajderi.

    Qeniet racionale, qeniet me mend në kokë, para se të marrin një vendim përllogaritin kostot e tij, efektet pozitive dhe ato negative. Qeniet iracionale, qeniet e budallme, marrin vendime pa çarë kokën për efektet e tyre. Shembull: vendimi i djeshëm i KQZ-së”, ka shkruar Latifi në Facebook.

    Insajderi raportoi ekskluzivisht dje lidhur me mos-certifikimin e Listës Serbe nga KQZ’ja.

    LEXO EDHE:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark