Qentë endacak po vazhdojnë të mbesin një problematik e madhe për qytetarët në kryeqytet, e sidomos në ditët kur temperaturat janë edhe më të ulëta.
Pamje shqetësuese janë përcjell nga lexues të Insajderit nga lagjia Mati 1, në fund të rrugës B, ku shihen qenë duke u endur, e të cilët po përbëjnë një rrezik serioz për qytetarët.
Në pamjet e siguruara, shihen disa një numër i konsiderueshëm i tyre, që duket se po qarkullojnë në këtë zonë në mënyrë agresive, duke krijuar një ndjesi frike për kalimtarët dhe banorët e zonës.
Disa prej qytetarëve kanë shprehur shqetësimin e tyre për sigurinë personale, duke thënë se frikohen të kalojnë në këtë pjesë të qytetit, për shkak të qenve të cilët janë shpesh të pabindur dhe agresivë.
Qytetarët kërkojnë që të merret një veprim urgjent për trajtimin dhe largimin e qenve të endur nga rrugët e qytetit, për të siguruar që ata të mos përbëjnë një kërcënim për sigurinë e qytetarëve.
Theksojmë se nuk janë të pakta rastet që kanë ndodhur brenda këtij viti, ku qytetarët janë sulmuar nga qentë endacak.