Qentë e ushtrisë britanike në Kosovë, janë pajisur me syze, çizme dhe mbrojtëse të veshëve për t’i mbajtur ata të sigurt kur do të vendosen në detyrë.
Çdo qen nga 105 skuadrat e Qenve Ushtarak tashmë janë duke marrë pjesë në një stërvitje të madhe ushtarake në Jordani ku po trajnohen sesi të “blindohen” dhe kësisoj të ruhen nga cfarëdo rreziku që kanë.
Madje këta qenë janë pajisur edhe me çizme, të cilat i lejojnë ata të ecin sigurt mbi lëngje të rrezikshme dhe në terrene të thepisura, njësoj sikurse ushtarët njerëz.
Për shembull, qeni 6 vjeçar Scooby që është trajnuar të nuhas eksplozivë në automjete dhe valigje, duket tamam si një ushtar i vërtetë.
Gjithsejtë 35 qenë janë duke u trajnuar në Jordani dhe sipas një njoftimi të ushtrisë britanike, ata shumë shpejt do të kenë edhe statusin e njëjtë sikur ushtarët njerëz.
Nënoficeri Steve Hood ka thënë se qentë janë duke u ushqyer me 600 gram mish për cdo ditë prej 75 ditëve sa do të zgjasë trajnimi.
Këta qenë kanë shërbyer më parë së bashku me trupat britanike në Irlandën e Veriut, Bosnjë, Kosovë, Irak dhe Afganistan.