Qentë endacakë i hanë mbi 100 shpezë një banori në Podujevë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Qentë endacakë i hanë mbi 100 shpezë një banori në Podujevë

    Insajderi
    13 December 2021 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një banor nga Llapashtica e Epërme e Podujevës, ka treguar se qentë endacakë ia kanë masakruar mbi 100 shpezë.

    Ai për Klankosova.tv ka thënë se sulmi ndaj shpezëve të tij ka ndodhur të dielën rreth orës 5 të mëngjesit.

    “Merrna që 17 vjet me shpeztari, kultivoj ma shumë qura, pula afrikane, të katunit, të dielën në mëngjes m’i kanë masakru krejt, mbi 100”, ka thënë Burim Havolli, pronari i shpezëve.

    Havolli shtoi se për këtë rast do të ankohet në komunë pasi i ka shkaktuar dëme të mëdha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark