×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “Qentë lehin, karvani ecën”, reagon Batatina për herë të parë pas eliminimit nga Kupa e Kosovës

    Insajderi
    06 February 2024 - 08:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka reaguar për herë të parë pas eliminimit nga Kupa e Kosovës.

    Përmes një postimi në Facebook, Batatina ka thënë se përgjegjësia është e tij për të gjitha dështimet.

    Sipas tij, në vazhdim të sezonit nuk do të mungojnë sukseset, ndërsa thumboi disa nga kritikuesit e tij.

    “Forca djema, ju jeni luanët e Llapit. Unë e marrë përgjegjësinë për gjitha dështimet, ndërsa ju jeni më meritorët për sukseset e klubit. Ne jemi edhe më të fortë dhe të vendosur për sukseset e radhës. Qentë lehin, karvani ecën, ata e kanë zërin e vogël e Llapi nuk i dëgjon me lokomotivën e vet” – ka shkruar ai.

    Të dielën, në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, Llapi u mposht nga Trepça’89 me rezultat 4:3.

    Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 2:2.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark