Qerkezi e Myshketa në duet për 70-vjetorin e konkursit operistik në Itali - Insajderi
×
Kulturë

Qerkezi e Myshketa në duet për 70-vjetorin e konkursit operistik në Itali

Insajderi
30 October 2018 - 15:58
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Triumfi në garën prestigjioze që mbahet në Como të Italisë, e ka rikthyer në skenën e teatrit të operës së këtij qyteti. Të dielën mbrëma, Qerkezi e cila po bën karrierë ndërkombëtare dhe viteve të fundit goxha shpesh ka performuar para audiencës italiane  e ka ndarë skenën me baritonin shqiptar Gëzim Myshketa.

Dy shqiptarët kanë interpretuar duetin Lucias dhe Enricos, shkëputur nga opera e njohur “Lucia di Lammermoor” e Gaetano Donizettit, në mbrëmjen që shënoi 70-vjetorin e “As.Li.Co”. Të dy u ftuan për t’u bërë pjesë e koncertit jubilar si ish-fitues të këtij konkursi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark