Balje e zbut ofendimin e Kurtit: Në mënyrë "qesharake" mundohet ta arsyetojë pasi i quajt “nomad” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Balje e zbut ofendimin e Kurtit: Në mënyrë “qesharake” mundohet ta arsyetojë pasi i quajt “nomad”

    Insajderi
    21 June 2025 - 17:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili në ditët e fundit ka përdorur termin “nomadë” për deputetët që nuk po marrin pjesë në votimin për konstituimin e Kuvendit.

    Duda Balje thotë se tashmë është mësuar me gjuhë të tillë, derisa e pranon që shumë kolegë e kanë perceptuar si ofendim.

    “Nuk e di me çfarë qëllimi, kam parë që shumica e deputetëve kanë marrë këtë si një lloj ofendimi. Unë jam mësuar dhe për mua nuk është diçka. Ndoshta ka qenë një moment kur ka qenë i revoltuar – edhe sot, 35 herë nuk është pak – por prapë se prapë besoj që kryeministri ka pasur një moment kur ka qenë më nervoz, edhe nuk po dua me besu se kështu ka menduar sinqertë,” tha Balje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark