Ura rezultoi të jetë një dështim total pasi nuk arriti të identifikoj asnjë udhëtar, por ende kjo nuk po e ndalon qytetin të punoj më shumë rreth këtij programi.
Sipas Wall Street Journal, një zyrtar I autoritetit të transportit metropolitan ka deklaruar se “periudha fillestare për provën e testimit të koncepteve në RFK për njohjen e fytyrës ka përfunduar dhe ka dështuar pa asnjë fytyrë (0%) duke u zbuluar brenda parametrave të pranueshëm”.
Ai gjithashtu kishte pranuar se këto autoritete po vendoste kamera shtesë për të zgjeruar projektin në vende tjera.
Daniel Schwarz, strateg i privatësisë dhe teknologjisë në Unionin e Lirive Civile të Nju Jorkut, nuk është dakord me këtë formë të teknologjisë.
“Ky lajm i fundit vërteton shqetësimet tona se kjo teknologji është pushtuese dhe e pasaktë dhe qeveria nuk ka asnjë justifikim për ta përdorur atë për të minuar privatësinë e udhëtimeve tona të përditshme,” ka thënë ai .
“Teknologjia e njohjes së fytyrës zgjeron shumë aftësinë e qeverisë për mbikëqyrje ndërhyrëse, në kohë reale”, ka shtuar ai./Insajderi.com