Qeveri s’ka, por kontrata po – Kurti nënshkruan marrëveshje afro gjysmë milioni për bileta udhëtimi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveri s’ka, por kontrata po – Kurti nënshkruan marrëveshje afro gjysmë milioni për bileta udhëtimi

    Insajderi
    12 May 2025 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërsa vendi ende po pret formimin e Qeverisë së re, kryeministri në detyrë Albin Kurti po vazhdon të nënshkruajë kontrata të mëdha financiare. Njëra prej tyre është ajo për shërbimet e udhëtimit ajror për tre vitet e ardhshme, shkruan Insajderi.

    Sipas kontratës së publikuar në platformën e prokurimit elektronik, tenderi i është dhënë kompanisë “AS Travel Club” Sh.p.k., me një vlerë të përgjithshme prej 343,007 euro.

    Marrëveshja do të mbulojë nevojat e udhëtimeve ajrore të zyrtarëve qeveritarë për periudhën 2025–2028.

    Kontrata pritet të nënshkruhet me 13 maj (e martë) 2025, ndërsa data e dhënies së saj është shënuar më 30 prill 2025.

    Tenderi është zhvilluar përmes procedurës së hapur, ku kanë konkurruar gjithsej gjashtë operatorë ekonomikë, ndërsa oferta fituese ka qenë më e ulëta nga të gjitha, për dallim nga oferta më e lartë që kishte arritur deri në 346,290 euro.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark