“Qeveria amerikane është kundër qëllimeve të kompanisë së Wesley Clarck” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Qeveria amerikane është kundër qëllimeve të kompanisë së Wesley Clarck”

    Insajderi
    18 October 2016 - 22:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i drejtor i Fondacionit Rockefeller Brothers, Haki Abazi ka komentuar planin e kompanisë së gjeneralit Wesley Clark dhe të Qeverisë së Kosovës që po tenton ta sjellë teknologjinë në  po tenton të sjellë teknologjinë dhe eksplorimin e thëngjillit në Kosovë.

    Sipas tij, ky është një projekt i dëmshëm për Kosovën.

    “Është tentim që nëpërmjet faktit se kosovarët kanë respektin e çmueshëm, (për Clarck v.j) që ai me u shitë si projekt zhvillimor, por në fakt Skocia e Australia e kane ndaluar këtë”, ka thënë Abazi në emisionin “Rokum Rrol”.

    Sipas tij, duhet kuptuar interesat e kompanisë së gjeneralit, pasi Kosova është vendi i 5-të në botë dhe i 3-ti në Evropë, që ka rezervarin më të madh të qymyrit, por pikërisht për këtë shkak institucionet e vendit duhet ta bëjnë një proces transparent dhe të tregohet e vërteta.

    “Kjo s’ka të bëjë me Qeverinë apo politikën amerikane, duhet me ba dallimin, ai ke qenë udhëheqës i forcave amerikane në Kosovë, por Qeveria amerikane është kundër qëllimeve të kompanisë së Clark”, ka thënë  Abazi.

    Abazi ka cituar raportin e Bankës Botërore, që thotë se çfarëdo tentimi për të vazhduar në zhvillimin e sistemit energjetik në Kosovë bazuar në linjit do të shkatërroj absolutisht interesat e qytetarëve ,do t’i varfëroj dhe si pikë referente përmendet ajo që ndodhë me banorët e Obiliqit.

    “Duhet kuptuar që ndikimi i korporatave është jashtëzakonisht i madh kur vjen puna te interesat financiare bëhen edhe shkatërrime dhe privatizohen. Edhe brenda Bankës Botërore ka ndikim të grupeve të interesit që e përdorin për të ndikuar”, ka thënë Abazi./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark