Qeveria amerikane, kontrata për ndërtimin e murit me Meksikën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Qeveria amerikane, kontrata për ndërtimin e murit me Meksikën

    Insajderi
    25 February 2017 - 20:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria amerikane ka në plan të fillojë të akordojë kontrata paraprake deri në prill për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës për të plotësuar një nga premtimet kryesore të Presidentit Donald Trump gjatë fushatës.

    Agjencia për Mbrojtjen e Kufirit dhe Doganat thotë se do të pranojë “propozime paraprake” për projektin e murit duke filluar nga java e ardhshme dhe do të zgjedhë më të mirat deri më 20 mars. Më pas agjencia do t’u kërkojë kompanive të ndërtimit vlerësime për koston dhe pasi të rishikojë aplikimet e tyre do të fillojë të akordojë kontrata nga mesi i prillit, në një kohë mjaft të shkurtër për një projekt qeveritar ndërtimi.

    Presidenti Trump tha dje në konferencën e konservatorëve se se projekti për ndërtimin e murit, kishte ecur shumë më përpara sesa ishte parashikuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark