Qeveria e Kosovës ka miratuar në parim kërkesën e Telekomit të Kosovës për huamarrje në mbledhjen e mbajtur mëngjesin e së enjtes.
Sipas ministrit të Financave, Hekuran Muratit, kjo kredi ka për qëllim projekte investive në ndërmarrjen publike.
“Kjo kredi do të shërbejë për investime në pajisje dhe sisteme telekomunikuese dhe përmirësimin e shërbimeve nga Telekomi”, ka deklaruar Murati.
Para një jave ka pasur ankesa për rënie të përgjithshme të shërbimeve telefonike të Valës. nga Telekomi ka thënë se arsyeja e rënieve ka qenë vjetërsia e pajisjeve.
“Sot në mëngjes, në orën 8:48 minuta, për arsye të vjetërsisë së pajisjeve, të cilat edhe ashtu sipas planit do të ndërrohen shumë shpejt, pati një rënie të përgjithshme të shërbimeve të telefonisë mobile në tërë vendin”, u tha në njoftimin e ndërmarrjes publike. /Insajderi.org/