Qeveria aprovon Planin Hapësinor të Kosovës, Aliu e quan të rëndësishëm për Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Qeveria aprovon Planin Hapësinor të Kosovës, Aliu e quan të rëndësishëm për Kosovën

    Insajderi
    22 June 2022 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, në konferencë për media dolën ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

    Ministri Aliu tha se pas votimit të propozim-vendimit për hartimin e planit hapësinor të Kosovës, është hapur mundësia për një planifikim hapësinor të ri, që përputhet me rrethanat e reja të krijuara në vendin tonë.

    “Si pikë e parë nga MMPHI-ja ishte pika për propozim-vendimin për hartimin e planit hapësinor të Kosovës, e cila u vota dhe hapet mundësia që ne të fillojmë hartimin e planit hapësinor të Kosovës, i cili është dokument shumë i rëndësishëm”.

    Aliu e cilësoi dokumentin të rëndësishëm, mes të tjerash, për faktin se do të mundësojë harmonizim mes ministrive përkatëse.

    “Ky dokument do të mundësojë që të bëjmë planifikimin në bazë të rrethanave e të reja që kanë ndodhur në vendin tonë. Për gjatë gjithë kësaj kohe janë bërë përgatitje të shumta për hartimin e këtij plani. Po ashtu të gjitha strategjitë e ministrive përkatëse, do të mund te harmonizohen në mes vete dhe të inkorporohen në planin hapësinor të Kosovës”, u shpreh ai, raporton eo.

    Aliu foli edhe për propozim vendimin për hartim të planit hapësinor për parkun kombëtar “Sharri”.

    “Parku kombëtar ‘Sharri’ i ka 53 mijë e 469 hektarë, e ka një zonim joadekuat dhe jo të shpërndarë. Pas hartimit të këtij plani do të kemi mundësi që të kemi zonim të rregullt, ku zonat strikte do të jenë të definuara qartë. Edhe me këtë hap të rëndësishëm po na hapet mundësia që vendi ynë të zbatojë ligje në këtë fushë dhe ta hapë derën e një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm”, tha Aliu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark