Argjentina u shpall kampione e Kupës së Amerikës pas fitores ndaj Kolumbisë në shtesën e finales së zhvilluar në Stadiumin Hard Rock në Miami.
Gjatë festimeve pas fitores së titullit, Enzo Fernández publikoi një video në të cilën lojtarët argjentinas këndonin një këngë me fyerje dhe komente ofenduese dhe raciste ndaj futbollistëve francezë.
Federata Franceze e Futbollit tashmë ka njoftuar se do të ngrejë padi për këto akuza, ndërsa vetë Enzo kërkoi falje për ngjarjen.
Gjithashtu, në orët e fundit, Julio Garro, zëvendëssekretar i Sporteve të Argjentinës, deklaroi se si Chiqui Tapia, presidenti i AFA-s, ashtu edhe Leo Messi duhet të kërkojnë falje për gjithçka që ndodhi gjatë festimeve të Kupës së Amerikës.