Qeveria e Kosovës e ka quajtur si akt të ulët dhe për përfitime politike përmbysjen e një kamioni me mallra serbe, që u bë dje në fshatin Lupc nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Qeveria e Kosovës, e konsideron të papranueshëm çdo veprim të dhunshëm e joligjor mbi qytetarët, pronën publike e private dhe mbi bizneset kosovare dhe të jashtme, të cilat kryhen për përfitime politike. Akte të tilla të dhunshme dhe në shpërputhje me çdo vlerë demokratike nuk mund të përdoren si mjete të propagandës politike, pa marrë parasysh shpjegimet apo arsyetimet që mund të jepen për to”, thuhet në reagimin e qeverisë.
Kamioni ishte rrokullisur nga Vetëvendosje si kundërpërgjigje e kthimit të disa kamionëve nga Kosova të cilë nuk u lejuan të dërgojnë libra në gjuhën shqipe në Preshevë/Insajderi.