Qeveria dhe Komuna e Prishtinës pajtohen për Pallatin e Rinisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria dhe Komuna e Prishtinës pajtohen për Pallatin e Rinisë

    Insajderi
    29 April 2016 - 22:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ia ka gjuajtur topin Komunës së Prishtinës sa i përket “lojës” për të mbrotjur Pallatin e Rinisë si pronë e qytetarëve.

    Mustafa i cili për dy mandate ka udhëhequr Komunën e Prishtinës ka thënë se Pallati i Rinisë do të duhej të bëhej ndërrmarrje publike e qytetit të Prishtinës.

    Fillimisht ka shpjeguar se vendimi i AKP-së për të shitur asetet e Ndërmarrjes Shoqërore Pallati i Rinisë nuk nënkupton shitjen e Pallatit.

    “Ka hapësirë të kërkohet zgjidhja, edhe me Komunën e Prishtinës, që ky pallat të merr cilësinë e ndërmarrjes publike të Prishtinës ose të karakterit regjional, gjithnjë sipas interesit dhe gatishmërisë së Prishtinës apo edhe të komunave të cilat në kohën e ndërtimit kanë qenë pjesë e Prishtinës për të marrë mbi vete detyrimet e këtij Pallati dhe për ta qeverisur ate në mënyë korporatave”, ka shkruar kryeministri në Facebook.

    Më pas, duke iu përgjigjur një kërkesë të një qytetari për “themelimin një grupi punues” për këtë cështje, kryeministri është shprehur i gatshëm që të takohet me Komunën  e Prishtinës.

    “Jam i gatshëm të takohem me udhëheqjen e Komunës së Prishtinës, AKP dhe palët e tjera të interesuara për të gjetur zgjidhjen më të mirë, në interes të qytetarëve, të sportit dhe kulturës”, ka shkruar Mustafa.

    I kontaktuar nga Insajderi, zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Erzen Vraniqi ka thënë se pikërisht ky është edhe qëllimi i Komunës së Prishtinës.

    “Pikërisht ky është edhe qëllimi jonë. Ta bëjmë Pallatin e Rinisë pronë të Prishtinës dhe të qytetarëve të saj”, ka thënë Vraniqi.

    Por sipas, tij kryeministri Isa Mustafa nëse dëshiron të ndihmojë kryeqytetin, duhet fillimisht ta shtyjë përpara Ligjin për Kryqytetin që ndër të tjera do t’i jepte Prishtinës mundësinë që pa miratimin e Qeverisë të themelonte ndërmarrje publike.

    “Qeveria mund të ndihmojë në këtë mes nëse e bënë Ligjin për kryeqytetin që edhe i takon me Kushtetutë. Pa këtë  ligj neve na duhet të kërkojmë formimin e ndërmarrjeve nga ministria përkatëse e Qeverisë”, ka thënë Vraniqi.

    Por sipas Vraniqit, Mustafa edhe pse sa ka qenë kryetar i Prishtinës e ka kërkuar tërë kohën këtë ligj që nuk ia miratuar Qeveria e udhëhequr atëkoëhë nga PDK-ja, tash si kryeministër nuk po i kushton aspak rëndësi.

    “Krejt kjo për shkak të rivalitetit politik ashtu sikurse PDK-ja në kohën kur Isa Mustafa ka qenë kryetar i Prishtinës nuk ia ka plotësuar kërkesën për këtë Ligj për shkak të rivalitetit politik”, ka thënë Vraniqi për Insajderin.

    Në statusin e tij, kryeministri ka shkruar edhe sesi Pallati i Rinisë në Prishtinë duhet t’u takojë qytetarëve dhe se ky pallat është ndërtuar në pjesën më të madhe me kontributet e qytetarëve të Prishtinës.

    Ka treguar se asokohe Komunën e Prishtinës e përbënin edhe Fushë Kosova, Obiliqi, Graçanica dhe Artana (Novobërda).

    Më pas ka treguar sesi kryetari i Këshillit Drejtues të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, Petrit Gashi, e ka njoftoi sot për vendimin e këtij Këshilli që të vë në proces të likuidimit Pallatin e Rinisë, si pasojë e problemeve në menaxhim dhe të detyrimeve ndaj palëve të treta.

    Gjatw ditës, Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit marrë vendim që Ndërmarrja Shoqërore Pallati i Rinisë të vendoset në likuidim prej datës 28 prill 2016.

    Likuidimi është procedurë e cila iu jap mundësin atyre ndërmarrjeve të cilave u ka pushuar biznesi që të shuhen dhe të pushojnë tërësisht. AKP ka kompetencat e veçanta të cilat synojnë zbatimin e likuidimit të atyre NSH-ve të cilat nuk do të kenë rol në ekonominë e Kosovës./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark