“Qeveria dhe ndërkombëtarët të ulen dhe bisedojnë”- Osmani flet sikur të ishte Borrelli për çështjen e dinarit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Qeveria dhe ndërkombëtarët të ulen dhe bisedojnë”- Osmani flet sikur të ishte Borrelli për çështjen e dinarit

    Insajderi
    18 February 2024 - 18:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur qëndrimet e saja lidhur me çështjen e rregullores së re të BQK’së, e cila po kërkohet të pezullohet nga ndërkombëtarët.

    Osmani në një intervistë për mediumin arab “Al Alan” ka folur me gjuhën e një ndërmjetësuese dhe jo atë të dikuj që ka garuar me një listë të përbashkët me partinë në pushtet, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Tani e vetmja gjë që mbetet për t’u parë se si të dalim nga kjo situatë është të sigurohemi se ka një marrëveshje të përbashkët për ndërtimin e një plani se si të zbatohet rregullorja e miratuar nga BQK. Askush nuk kërkon nga ne të anulojmë vendimin. Ka shumë hapësirë për t’u ulur dhe për të diskutuar mes qeverisë dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë”, ka deklaruar ajo në intervistë.

    Tutje, ajo ka vlerësuar se “do të ishte e çuditshme” nëse nuk do të zgjidhej çështja e rregulores.

    “Mendoj se është çështje komunikimi, do të jetë e çuditshme të mos mund të zgjidhësh diçka që është shumë e thjeshtë”, ka deklaruar ajo.

    Vjosa Osmani para zgjedhjeve parlamentare i printe listës së Vetëvendosjes, në mungesë të Albin Kurtit, për zgjedhjet parlamentare. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark