Qeveria dhe BE në kërkim të “fatit” për EULEX-in – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria dhe BE në kërkim të “fatit” për EULEX-in

    Insajderi
    12 May 2016 - 17:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mandati i EULEX-it ka qenë arsyeja e takimit të mbajtur sot mes ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe shefit të Operacioneve Civile të  Bashkimit Evropian, Kenneth Dean, shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar dhe Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Gabrielle Meucci.

    Por sipas një komunikate të dërguar për media, gjatë këtij takimi, Kuçi dhe përfaqësuesit e BE-së, nuk qartësohet se çka specifikisht kanë rënë dakord në këtë takim.

    Kanë dërguar thjeshtë një komunikatë në të cilën thuhet shumëçka por asgjë konkrete.

    Aty thuhet se Kuçi dhe BE-ja, diskutuan çështjet që ndërlidhen me mandatin e EULEX-it në Kosovë, për pozicionet rreth kësaj çështje dhe nevojën për konkludim sa më të shpejtë të një marrëveshje.

    “Ministri Kuçi shpalosi para të pranishmëve pozicionin e Kosovës dhe gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të ushtruar kompetencat në fushën e gjyqësorit”, thuhet në komunikatën për media.

    Në anën tjetër, sipas kësaj komunikate, Dean njoftoi Ministrin Kuçi se Bashkimi Evropian është i interesuar për të ndihmuar forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë përmes misionit të BE-së dhe formave të tjera përderisa këto të konsiderohen të domosdoshme./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark