Qeveria dhe OVL drejt kompromisit për kërkesat e veteranëve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria dhe OVL drejt kompromisit për kërkesat e veteranëve

    Insajderi
    06 October 2016 - 12:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës thotë se ka gjetur pajtueshmëri më organizatat e dala nga lufta e UÇK-së (OVL) që çështja e kërkesave të tyre të zgjidhet duke e ruajtur edhe marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN).

    Kryeministri Isa Mustafa i ka takuar përfaqësuesit e OVL-së, të cilëve u ka thënë se Qeveria ka konsideratë të lartë për kërkesat e veteranëve, por realizimi i tyre do të bëhet nw përputhje me mundësitë buxhetore.

    “Gjatë takimit, është biseduar në veçanti për adresimin e çështjes së pensioneve për veteranët luftëtarë, me ç’rast ka ekzistuar mirëkuptimi i dyanshëm për nevojën që kjo çështje të zgjidhet duke pas parasysh mundësitë buxhetore, domosdoshmërinë e ruajtjes së marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtare si dhe duke pas konsideratë të plotë për nevojat e veteranëve të luftës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Qeveria.

    Palët në takim janë pajtuar që se “duhet të gjendet zgjidhje për problemin e listave të veteranëve, duke përfshirë klasifikimin e tyre”. Ata e shohin të nevojshme që zgjidhja e veteranëve të jetë afatgjate dhe në kohë reale.

    Gjatë takimit u bisedua edhe për çështjet tjera që lidhen me familjet e dëshmorëve, për invalidët e luftës çlirimtare dhe aspekte të tjera që kanë të bëjnë me këto kategori./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark