Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se këshilltari i tij i jashtëm Tienmu Ma është doktoruar për të dytën herë sot në Universitetin e Lucernit.
Kurti përmes një postimi në profilin e tij e ka uruar Tienmu për arritjet e tij në avancimin kulmor akademik.
“Tienmu, me dy kapela doktori. Të parën në 2011 në Universitetin e Nju Jorkut, në filozofi, me temë “Puna, mundësia dhe drejtësia”. Të dytën në 2023 në Universitetin e Lucernit, në juridik, me temë “Ndryshimet klimatike, pabarazia dhe liria nga diskriminimi”. Tienmu Ma angazhohet për politika të mira publike, si këshilltar i jashtëm probono në kabinetin tim”, ka shkruar Kurti.