Qeveria e humb betejen me Komunën e Prishtinës, gjykata i jep të drejtë kësaj të fundit për kryesuesin e asamblesë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria e humb betejen me Komunën e Prishtinës, gjykata i jep të drejtë kësaj të fundit për kryesuesin e asamblesë

    Insajderi
    21 August 2023 - 10:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryesuesi i Kuvendit Komunal të kryeqytetit do t’i takojë pushtetit PDK-LDK, pas një beteje të gjatë me opozitën, në të cilën është përfshirë edhe qeveria.

    Të hënën, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka vërtetuar ligjshmërinë e emërimit të Pëllumb Bajqinovcit në krye të Asamblesë Komunale.

    Kundër shkarkimit të ish-kryesuesit Fehmi Kupina dhe zëvendësimit të tij me Pëllumb Bajqinovcin, ishte ankuar në gjykatë Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

    Qeveria e kishte kontestuar ligjshmërinë e seancës së mbajtur më 27 qershor. Kishte kërkuar vendosje të masës së sigurisë për mbledhjen dhe të gjitha vendimet e nxjerra nga e njëjta.

    MAPL-ja pretendonte se Kuvendi i Komunës së Prishtinës ligjërisht ka kryesues dhe se ai është Fehmi Kupina, ish-anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës i rreshtuar me opozitën kundër pushtetit të Përparim Ramës.

    Por, vendimi i nxjerrë sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dhënë të drejtë Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe e ka hudhur poshtë si të palejuar ankesën e Ministrisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark