Kina nuk do të lejojë më ndërtime të pazakonta ose siç thuhet ‘Arkitekturën Bizarre’, kjo pasi që këshilli i shtetit po përmbush premtimet e dhëna për t’i dhënë fund trendit të artitekturës së ‘’çuditshme’’.
“Arkitektura Bizarre më nuk është ekonomike, funksionale, e kënaqshme ose ekologjike dhe do të jetë e ndaluar, ndërsa teknikat e ndërtimit që gjenerojnë më pak mbeturina do të përdoren ku si të tilla përdorimi i ndërtesave të parafabrikuara do të inkurajohen”, thuhet në një raport nga mediat shtetërore të Kinës, raporton Insajderi.
Këshilli i Shtetit ka pohuar se Kina ka nevojë për ndërtesa që janë “ekonomike, të gjelbërta dhe të bukura’’, shkruan Time.
Qeveria lëshoi planin e ri urbanistik dy muaj pas mbajtjes së një konference ku për qëllim kishte adresimin dhe sfidat e paraqitura nga urbanizimi që ishin në rritje.
Presidenti Xi Jingping kishte bërë thirrje për “jo arkitekturë të çuditshme” në tetor të 2014 në një simpozium kulturës./Insajderi.com