×
  • Lajme
  • Aktuale

    “Qeveria e Kosovës e mbushur me spiunë, duhet spastrim”

    Insajderi
    04 June 2024 - 13:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputet i Partisë Demokratike të KosovësHisen Berisha, tha se Qeveria e Kosovës se është e mbushur me spiunë serb dhe se duhet një spastrim i qeverisë.

    “Duhet një spastrim. Prandaj duhet luftacioni. Ka njerëz që kanë qenë në listat e Milošević dhe kanë ardhur në pozitat e zv. ministrave në qeverinë tonë. Janë më emra me mbiemra dhe e sheh ministrin e shëndetësisë, ministrin e arsimit. Pra ky është shqetësimi që duhet të kemi ne. Ne na është riinstaluar dhe një herë pjella komuniste e regjimit të Serbisë. Kjo kategori është e instaluar në të gjitha institucionet e shërbimet e inteligjencës” tha Berisha i ftuar në Euronews Albania

    Ai shtoi se qeveria e Kosovës po diskrriminon veteranët e luftës, të cilët janë arsyeja pse Kosova është sot një shtet i lirë.

    “Nuk mund të bëhet shteti me pjesëtar të Serbisë brenda tij. Nuk është tragjikë që kanë qenë bashkëpunëtor, se nuk kishin ku të shkonin, por tani nuk mund të vrapojnë për të qenë pjesë e vendimmarrjes. Kanë bërë dhe thirrje që t’i përjashtojnë veteranët nga paga minimale. Këto janë kategoria që luftuan që të kemi shtet e tani, na vijnë këto të Serbisë e duan te degjenerojnë dhe këtë kategori”tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark