Qeveria e Kosovës mban mbledhje, tregon vendimet që ka shqyrtuar dhe miratuar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Qeveria e Kosovës mban mbledhje, tregon vendimet që ka shqyrtuar dhe miratuar

    Insajderi
    26 April 2022 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin  e Vendimit të Qeverisë Nr. 02/50 të datës 23 dhjetor 2021.

    Përmes një kumtese për media, thuhet se me ndryshimet dhe plotësimet e këtij vendimi, me qëllim të shmangies së vakumit juridik, mbesin në fuqi deri në nxjerrjen e akteve të reja nën ligjore apo plotësim/ndryshimet eventuale të legjislacionit primar, udhëzimet administrative si në vijim:

    1. Udhëzimi Administrativ MMPHI Nr.11/2014 për Themelimin, Zgjedhjen, Përgjegjësitë dhe Funksionimin e Këshillit për Fshatin Hoçë e Madhe;
    2. Udhëzimi Administrativ Nr.03/2013 për Këshillin Zbatues dhe Monitorues;
    3. Udhëzimi Administrativ për Themelimin, Zgjedhjen, Përgjegjësitë dhe Funksionimin e Këshillit për Trashëgiminë Kulturore të Prizrenit dhe të Zyrës së Qendrës Historike të Prizrenit;
    4. Udhëzimi Administrativ 10/2011 për Regjistrimin dhe Licencimin e Profesionistëve Shëndetësorë;
    5. Udhëzimi Administrativ 12/2013 për Vendosjen e Banderolave në Produktet Medicinale;
    6. Udhëzimi Administrativ 15/2003 për Pagesat e Ekspertëve Profesionalë dhe Komisioneve Profesionale; dhe
    7. Udhëzimi Administrativ 13/2013 për Qarkulluesit me Shumicë për Produktet dhe Pajisjet Medicinale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark