Një ditë para hapjes së fushatës, Qeveria miraton rritjen prej 20% të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një ditë para hapjes së fushatës, Qeveria miraton rritjen prej 20% të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta

    Insajderi
    10 January 2025 - 12:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mbledhjen e mbajtur të premten, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rritjen prej 20% të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, duke përfshirë familjet e dëshmorëve, ato të të zhdukurve, si dhe pensionet për invalidët e UÇK-së.

    Ky vendim u mor një ditë para hapjes zyrtare të fushatës.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka dhënë detaje rreth këtij vendimi, duke shpjeguar se për familjet e dëshmorëve të UÇK-së, rritja do të jetë 20% për ato që kanë një dëshmor, ndërsa për familjet me më shumë dëshmorë, rritja do të jetë edhe më e madhe.

    Po ashtu, ai ka thënë se pensionet familjare për familjet e të zhdukurve dhe pensionet invalidore për invalidët e UÇK-së do të përfitojnë gjithashtu këtë rritje.

    “Rritje prej 20% do të kenë edhe pensionet familjare për invalidët e UÇK-së pas vdekjes së invalidit të UÇK-së”, ka thënë Murati.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark