Qeveria e Kosovës për RTK: Vendimi për hapjen e Urës së Ibrit i drejtë dhe i duhur – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Qeveria e Kosovës për RTK: Vendimi për hapjen e Urës së Ibrit i drejtë dhe i duhur

    Insajderi
    29 April 2023 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vendimin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës për hapjen e Urës së Ibrit e ka përkrahur sonte Qeveria e Kosovës.

    Në një përgjigje me shkrim për RTK-në, Qeveria thekson se paragrafi i parë i nenit 35 të Kushtetutës garanton lëvizjen e lirë të qytetarëve në Republikën e Kosovës në çdo vendbanim.

    “Çfarëdo pengese në lirinë e lëvizjes cenon këtë të drejtë themelore. Prandaj edhe vendimi për heqjen e pengesave të tilla është veprim i drejtë dhe i duhur”.

    Ndryshe, emisari special i BE-së, Mirosllav Lajçak, duke folur për këtë vendim, ka theksuar se nuk është koha për ta hapur Urën e Ibrit./RTK/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark