Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpall shtatë ditë zie shtetërore për tragjedinë e Koçanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpall shtatë ditë zie shtetërore për tragjedinë e Koçanit

    Insajderi
    16 March 2025 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e mbajtur sot kanë marrë tre vendime në lidhje me tragjedinë në Koçan.

    Ndër to, Maqedonia e Veriut do të mbajë shtatë ditë zie.

    Njoftimi i plotë:

    “ Shpallëm 7 ditë zie shtetërore në nderim të viktimave.
    – Ngarkuam Inspektoratin Shtetëror të Tregut që, brenda tre ditëve të ardhshme, të kryejë mbikëqyrje të jashtëzakonshme në kabaretë, klubet e natës dhe diskotekat në gjithë vendin, duke raportuar menjëherë tek Qeveria mbi gjetjet.
    – Aktivizuam mekanizmin e asistencës ndërkombëtare për mbështetje në këtë situatë të rëndë për vendin.”, thuhet në njoftim.

    Kujtojmë se nga tragjedia e Koçanit humbën jetën 59 persona, teksa mbi 150 të tjerë janë të lënduar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark