Qeveria e opozitës- Abdixhiku: LDK nuk futet pa postin e kryeministrit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria e opozitës- Abdixhiku: LDK nuk futet pa postin e kryeministrit

    Insajderi
    10 March 2025 - 20:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka shuar shpresat për një bashkëpunim të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendiosje por, jo edhe mundësinë për pjesëmarreje në qeverisje, shkruan Insajderi.

    Kreu i LDK’së pas përfundimit të një mbledhje disa orëshe të partisë, ka deklaruar për media se LDK nuk do tjetë pjesë e asnjë qeverie pa pozitën e Kryeministrit.

    “LDK-ja nuk do të jetë pjesë e asnjë qeveria pa pozitën e kryeministrit. Po ashtu, LDK-ja nuk do të punojë për një qeveri afatshkurtër, pa zgjidhjen e çështjes së presidentit”, ka thënë ai.

    Abdixhiku ka thënë se pozicioni i LDK-së është i qartë, nuk duan bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje.

    “Duhet të qartësojë që nuk kemi pasur asnjë takim, me asnjë prej partive politike në Kosovë, sidomos me partinë në pushtet. LDK-ja e ka të qartë pozicionin e vet politik karshi politike, nuk duam, nuk kemi dhe nuk punojmë për një bashkëpunim me ta. Pra, ky është pozicion i qartë i LDK para elektoral dhe mbetet edhe sot”, ka thënë aiK


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark