Qeveria e pagoi “Mbrojtjen Civile” në vitin 2022 me 101 mijë euro – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Qeveria e pagoi “Mbrojtjen Civile” në vitin 2022 me 101 mijë euro

    Insajderi
    01 July 2023 - 23:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra Kombëtare e Audimit ka bërë të ditur se 20 punonjës të komunitetit serb nga  “Mbrojtja Civile”, e cila u shpall organizatë terroriste nga Qeveria e Kosovës, në vitin 2022 morën 101 mijë euro pagë nga qeveria.

    Sipas raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet se “sipas konfirmimeve nga zyrtarët e ministrisë, këta të punësuar nuk kanë hapësira të përcaktuara të punës dhe nuk zhvillojnë asnjë aktivitet në këtë ministri.

    “Bazuar në vendimin e Qeverisë Nr.06/39 i dt. 22.07.2015, ish Ministria e Administratës Publike, ishte e obliguar t’i sistemoj 20 punonjës të komunitetit serb, pjesëtarë të strukturës  ilegale të ashtuquajtur ‘’Mbrojtja civile’’. Buxheti i shpenzuar për pagat e  tyre për vitin 2022 ishte 101,474€”, thuhet në të gjeturat e këtij raporti të auditimit, transmeton Klankosova.tv.

    Kujtojmë se në vitin 2013 ishte miratuar marrëveshja për shpërbërjen e “Mbrojtjes Civile”, ku në këtë kohë ishin arritur edhe marrëveshja për zgjedhjet lokale, marrëveshja për integrimin e policisë, marrëveshja për drejtësi, ajo për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, marrëveshja për energji dhe ajo për telekomunikacion.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    07 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark