
Përkundër premtimeve se paratë e dedikuara për Kosovën do të jenë të kontrolluara rreptësisht, sipas hulumtimit të emisionit hulumtues, Insajder.net nuk ekziston asnjë e dhënë për shpenzimin e këtyre parave.
Dokumentacioni i mbledhur viteve të fundit nga Insjader, tregon sesi në periudhën 2 vjeçare kanë humbur miliona euro të dedikuara për Kosovën.
Ministria e Energjisë dhe Minierave ka thënë se prej vitit 2012-2015 nuk kanë ndarë para për Kosovën. Megjithatë,t ë dhënat që ka siguruar Insajder tregojnë se dy vite më parë kanë ndarë buxhet. Pas kësaj gjetje, Ministria ka thënë se në vitet 2012-2013 për Kosovën kanë ndarë 238 mijë euro.
Në përgjithësi vetëm dy ministri kanë deklaruar se kanë ndarë para për Kosovën, por dokumentet e gjetura tregojnë se bëhet fjalë për 20 milionë euro që nuk dihen sesi janë shpenzuar.
Ministri e Punëve të Brendshme megjithatë ka treguar se gjatë vitit 2012-2013 për Kosovën janë ndarë 22.8 milionë euro por nuk ka dokumentacion se ku dhe si janë shpenzuar ato.
Në total për 4 vitet e fundit, prej 12 ministrive dhe Zyrës për Kosovën përmes projekte janë shpenzuar 145 milionë euro. Bëhet fjalë për periudhën 2012-2016, ku del se Zyra për Kosovën ka pasur buxhet të njëjtë./Insajderi.