
Kërkesa e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimt Hapësinorë Ferid Agani drejtuar kryeministrit Mustafa që ky i fundit ta lirojë atë nga detyra do të trajtohet në ditët në vazhdim.
Krejt kjo vonesë për ta pranuar ose jo dorëheqjen e Aganit do të bëhet për shkak të angazhimeve të shumta që kohët e fundit ka pasur Kuvendi i Kosovës, raporton lajmi.net.
Kështu ka thënë për lajmi.net zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi.
“Tani është deklarata e dhënë e z, Agani dhe nuk ka ndonjë lëvizje tjetër, për shkak të angazhimeve në Kuvend. Kjo do të trajtohet gjatë ditëve në vijim”, shtoi Abrashi.
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ditë më parë pati ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër 64 të pandehurve në mesin e të cilëve ishte edhe ministri Agani në lidhje me rastin ‘Stenta’. /Insajderi.com