Qeveria e Kosovës ka emrëruar sot bordin e ri të ndërmarrjes Trepça.
Bordi mbikëqyrës ka këtë përmbajtje: Kryesues Bahri Hyseni, Ibrahim Krasniqi anëtarë, Muharrem Peci anëtar, Bujar Bilalli anëtar, Xhevdet Tahiri anëtar.
Propozimi i Kurtit për bordin e ri të Trepçës u miratua me shumicë votash të kabinetit qeveritar. Por, në votim abstenoi ministri Faton Peci.