Qeveria emëron Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës  - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria emëron Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës 

    Insajderi
    25 May 2022 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike në të cilën janë miratuar tri vendime.

    Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media ka njoftuar se Kryeinspektori i ri është Hekuran Nikçi i cili do të ketë mandat katër vjeçar.

     “Me vendimin e parë të miratuar në mbledhjen e sotme, me propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, është emëruar Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës në Republikën e Kosovës. Sipas vendimit, z. Hekuran Nikçi është emëruar në këtë pozitë për një mandat katër vjeçar. Kryeinspektori i emëruar sipas këtij vendimi do të kryejë detyrat dhe funksionet e përcaktuara me Ligjin për inspektoratin e punës”, thuhet në komunikatë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark